“Rama rrënoi ekonominë, mashtroi shqiptarët”

Lulzim Basha e sheh kthimin e të rinjve ekselentë që kanë studiuar jashtë si një mesazh shprese për ndryshimin që kërkon vendi.

Gjatë një bashkëbisedimi që zhvilloi me të rinj që kanë mbaruar studimet në universitetet jashtë vendit, Basha premtoi se në themel të programit të Partisë Demokratike qëndron një aleancë e re me sipërmarrjen që garanton punësim, rritje të ekonomisë dhe konkurrencë të lirë.

Dy nga shqetësimet e të rinjve ishin pagat e ulta në Shqipëri si dhe klima jo e favorshme për hapjen e një biznesi.

Edi Ramën e akuzoi për mosmbajtje premtimesh në 7 vite qeverisje, ndaj dhe zotimin për kufizim të mandatit të një kryeministri e ripërsëriti edhe me të rinjtë.

Dhe për të ecur përpara me reformat jo vetëm kushtetuese, por edhe ato ekonomike, ndryshimi duhet të vijë sipas Bashës nga bashkimi popullor në 25 Prill.

Tv Klan