Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Nuk do të jetë pjesë e qeverisjes sonë



Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Nuk do të jetë pjesë e qeverisjes sonë

22:45 14/04/2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, që sot tha se është i hapur për bashkëpunim me kryedemokratin.

Pas diskutimeve në emisionin Opinion në Tv Klan për këtë çështje, reagoi edhe Basha, i cili përjashton bashkëpunimin me Ramën në qeverisje.

“Në 25 Prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, shkruan Lulzim Basha.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është i gatshëm për bashkëpunim me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve të 25 Prillit, me kusht që kryedemokrati të distancohet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. /tvklan.al







Të ngjashme