“Rama, përgjegjës, do përballet me drejtësinë”

Një ditë pasi foli me shifra për krizën ekonomike, Lulzim Basha doli përpara mediave duke dhënë alarmin se edhe shëndetësia po përballet me një kolaps për shkak të pandemisë së Covid-19. Për kryedemokratin, autori dhe përgjegjësi mbetet i njëjtë.

“Çfarë po bëhet me Covid-3? Ka vetëm propagandë ndërkohë që numri total i të infektuarve sipas ekspertëve është rritur me 30% sistemi shëndetësor drejt kolapsit. Ndërkohë që e gjithë bota kaloi verën për një valë të dytë i vetmi e s’ka marrë as një masë është Rama”.

Si zgjidhje i ofroi sërish planin e tij me pesë pika.

“Përfshirja e mjekut të familjes do të thotë të zgjidhë thesin dhe të kenë masat mbrojtëse se dy Covidet i ka plot spitalet rajonale, i ka jashtë shërbimit”.

Në distancë replikoi sërish me Kryeministrin, i cili nuk ia kurseu komentin përmes një statusi në rrjetet sociale për një lapsus të bërë nga Basha.

“Dje e tradhëtoi veten se e ndoqi konferencën time, se u mor me lapsuset e mia se ato të miat s’i kushshtojnë asnje lek shqiptarëve. Dhe është shifra e Bankës Botërore, por kujt t’ia thuash. I them t’i vërë gishtin kokës mos merret me gërr-vërret”.

Mjekët i ftoi të mos heshtin duke i kujtuar se fundi i Edi Ramës do të jetë përballja me drejtësinë.

“I kërkoj mjekëve të mos heshtin për këtë masakër që ka një përgjegjës dhe një autor. Çdo jetë që do humbet dhe çdo vuajtje për shqiptarët, unë e konsideroj vepër penale dhe do ta ndjek sot e nesër deri sa ta vë përpara drejtësisë”.

Por a beson Lulzim Basha tek drejtësia, që thotë se është korruptuar nga vetë politikanët?

“S’ka shqiptar që këtë nuk e kupton, që këtë e thotë një hajdut që i trembet drejtësisë. Është e qartë që drejtësinë e korruptoi politika, drejtësia u korruptua nga politika. Dhe sa kohë që ka një qeveri të korruptuar, nuk do të ketë drejtësi në vend, është iluzion. Drejtësi do të ketë vetëm atëherë kur një qeveri që nuk i bën presion drejtëisë. Kësaj drejtësie do t’i drejtoj vetëm një kërkesë: Të vendosë çdo politikan të korruptuar përpara ligjit, duke nisur me qeverinë time të ardhshme e duke vazhduar me këdo që ka futur duart e ka zhvatur pasuritë  e shqiptarëe. Që progresin e Reformës në Drejtësi e mban peng një Kryeministër, këtë s’ka shqiptar që nuk e ka kuptuar”.

Basha akuzon Ramën se po mbron të korruptuarit nga drejtësia.

“Mjaft të shikosh rastet Tahiri, Dako, Gjiknuri dhe të kuptosh çfarë tmerri ka Rama nga drejtësia e pavarur. Pse e mban Dakon në Kryesi? Ka sinjal më të fortë sesa DASH ta verë në listën e zezë? Dako është dëshmitari, i penduari, që nëse Rama e lëshon del dhe dëshmon vjedhjet padrejtësitë që ka bërë me urdhër të Ramës. E njëjta gjë edhe me të tjerët. Prandaj ka dhe vetëm një shkaktar që Reforma në Drejtësi nuk po jep rezultate”.

Tv Klan