Basha kërkon që çështja e detit të shkojë në Hagë pas zgjedhjeve



Basha kërkon që çështja e detit të shkojë në Hagë pas zgjedhjeve

13:09 22/10/2020

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka kërkuar që çështja e detit me Greqinë të dërgohet në Hagë pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha u shpreh se ai personalisht dhe opozita ka prej 10 vitesh qëndrimin që marrëveshja duhet të trajtohet në organet e drejtësisë ndërkombëtare.

Megjithatë për të koha e përgatitjes të fazës paraprake nuk është i përshtatshëm pasi jemi 6 muaj para zgjedhjeve. Basha theksoi se disa nga deklaratat publike të Ramës mund të cënojnë interesin kombëtar të vendit.

Prej 10 vitesh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qëndrimi im ka qenë që çështja duhet të trajtohet në organet e drejtësisë ndërkombëtare. Sot Shqipëria ka nevojë urgjentisht të përgatisë fazën paraprake sepse kërkohet një punë shumë e madhe, për fat të keq nuk është momenti i përshtatshëm. 6 muaj përpara zgjedhjeve qeveria nuk ka legjitimitetin dhe as shkallën e përgatitjes. Madje nisur nga deklarimet publike të kryeministri mund të përbëjnë rrezik për interesat kombëtare nëse i lihet në dorë procesi i përgatitjes për çuarjen e çështjes në gjykatën ndërkombëtare që është një punë shumë voluminoze. Kam bërë të qartë që kjo çështje duet të trajtohet nga organizatat e drejtësisë ndërkombëtare. Ky hap të ndërmerret nga një qeveri legjitime e dalë nga zgjedhjet legjitime dhe demokratike. Procesi i përgatitjes është jashtëzakonisht voluminoz në të cilin pala shqiptare dhe qeveria legjitime duhet të mbrojë interesat ndërkombëtare në çdo aspekt të parapërgatitjes dhe dërgimit”, tha Basha./tvklan.al




Të ngjashme