Basha: Kush minon garancitë për standardet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike



Basha: Kush minon garancitë për standardet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike

09:10 30/05/2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se opozita është e vendosur për të dhënë kontributin e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Basha ka shpërndarë në Tëitter postimin e ambasadorit Soreca të një dite më parë, i cili thoshte se është shumë e rëndësishme për të vazhduar progresin në Reformën Zgjedhore.

“Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë. Kushdo që minon garancitë për standardet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë”, shkruan Basha.

Reagimi i kryeopozitarit vjen një ditë pasi në mbledhjen e Këshillit Politik palët nuk u dakordësuan për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Sipas PD-së, me këtë veprim, Rama u tërhoq dhe bllokoi në Këshillin Politik konsensusin për identifikimin biometrik në zgjedhje./tvklan.al



Të ngjashme