Basha: Përshkallëzojmë mosbindjen civile

Basha: Përshkallëzojmë mosbindjen civile

16:00 01/05/2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndryshe nga herët e tjera, zgjodhi të takohej me kryetaren e LSI në zyrën e kësaj të fundit, ku për afro 60 minuta tha se kishte diskutuar me aleaten e tij vijimin e aksionit opozitar dhe mënyren sesi do të funksionojë qeveria tranzitore. Basha paralajmëroi përshkallëzim të mosbindjes civile deri në largimin e Kryeministrit Rama.

“Do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër nga ora 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim dhe përshkallëzim i mosbindjes civile”.

I pyetur nëse do të ulej në një tryezë të iniciuar nga Presidenti me Edi Ramën si kryetar i PS, Basha tha se nuk do ketë dialog pa dhënë më parë dorëheqjen si Kryeministër.

“Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për t’i hapur rrugën dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore, detyrat e të cilës do t’i shpalosim nesër në orën 11:00”.

Të martën aleatët e Lulzim Bashës i kërkuan kreut të shtetit të thërrasë në një tryzë dialogu të gjitha partitë politike, ku Edi Rama të ishte i përfaqësuar në cilësinë e kreut të PS me qëllim arritjen e një marrëveshje kushtetuese që do t’i jepte fund krizës politike pas djegies së mandateve nga ana e opozitës.

Gjatë pasdites Basha priti në selinë blu edhe krerët e partive të qendrës së djathtë ku vendosën 12 akset në të cilat do të bllokohet qarkullimi pasditen e së enjtes.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT