Kreu i opozitës Lulzim Basha pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, tha se opozita është e angazhuar të çojë në parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit.

“Partia Demokratike, është e angazhuar të çojë në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, dekomunistizimin e Shqipërisë, për të bërë të qartë se kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë dhe kjo do të nisë me ndalimin e simboleve të komunizmit dhe portretit të gjakatarit Enver Hoxha”,

u shpreh Basha

.

Basha u bëri thirrje të gjithëve pa dallime politike, për të kërkuar lirinë e cila sipas tij është e kërcënuar nga tirania që shkel ligjin

.

“Të nderojmë sot burrat dhe gratë që dhanë jetën për lirinë, kundër pushtuesve fashistë. Të nderojmë sot Azem Hajdarin dhe heronjtë e tjerë të demokracisë. Dita e sotme është ditë nderimi për ti kujtuar njëri-tjetrit se liria fitohet dhe mbrohet çdo ditë.

Thirrja ime është të vazhdojmë ditë për ditë për lirinë e kërcënuar, lirinë nga tirania që shkel ligjin”,

tha kreu i opozitës Basha

.

/tvklan.al