Basha: Qeveri transitore pa Ramën Kryeministër

Basha: Qeveri transitore pa Ramën Kryeministër

21:15 18/07/2019

Bashkë me aleatët takon përfaqësues të OSBE

Në një reagim në rrjetet sociale nga Vjena, ku ndodhet bashkë me krerët e partive aleate, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk tërhiqet nga kushtet e tij për zgjidhjen e krizës.

Me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve” – shkruan Basha në Twitter./tvklan.al

Të ngjashme
UKT