Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka denoncuar sërish qeverinë lidhur me inceneratorët. Në një takim me gazetarët që mbulojnë situatën e COVID-19, Basha tha se qeveria nuk po mendon për pandeminë, por për inceneratorët.

Ai shtoi se të premten e kaluar janë paguar 800 milion Lekë për inceneratorin e Elbasanit.

Prapë ka paguar para të premten për inceneratorët. Dua t’u dëgjoj dhe juve, por nuk mund të rri pa e thënë që ka paguar 800 milionë Lekë për inceneratorin e Elbasanit. Me këto para mund të ishin blerë pajisje për shëndetësinë e teste”, tha Basha.

Më tej kreu i opozitës iu kthye diskutimit për COVID dhe tha se Ministria e Shëndetësisë nuk raporton numrat e saktë të të prekurve dhe humbjeve të jetës. Ai tregoi dhe raste të të njohurve të tij që kishin humbur jetën dje dhe nuk ishin raportuar./tvklan.al