“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme”

Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama se kërkon të kapë të gjitha institucionet e drejtësisë përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Edi Rama e kishte jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese sepse e dimë të gjithë se Gjykata Kushtetuese duhet të gjykojë disa çështje shumë të rëndësishme, disa prej tyre urgjente siç është çështja e 30 Qershorit, siç është çështja e iniciativës për të kapur institucionin e Presidentit duke shkarkuar Presidentin aktual”, tha Basha.

Për kryedemokratin zgjidhja e vetme që vendi të dalë nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme. Basha reagoi edhe ndaj komenteve të kryeministrit Rama që deklaroi në parlament se institucionet e reja të drejtësisë janë mbështetur edhe nga ndërkombëtarët.

“Kam mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar për reformën në drejtësi, por nuk besoj se ndërkombëtarët t’u thonë Edi Ramës kape drejtësinë”, tha Basha.

Tv Klan