Lulzim Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili pyeste kryedemokratin se çfarë dosje ka përgatitur “për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të”.

Basha i thotë Ramës që të lerë shpifjet dhe të përgjigjet për situatën e pandemisë në vend.

“Pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”, shkruan Basha në Twitter. /tvklan.al