Kreu i opozitës Lulzim Basha prezantoi përpara banorëve të Xarrës, Konispolit dhe Delvinës programin ekonomik të Partisë Demokratike për bujqësinë. Investimet në këtë sektor tha Basha janë jetike për të nxjerrë vendin nga kriza ku e ka futur qeveria.

Leva për ta nxjerrë ekonominë shqiptare nga kriza për ne është bujqësia. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur dhe pse nesër në qeverisje 150 milionë euro në vit do t’i shpenzojmë për bujqësinë, në dy kolona. 50 milion euro në vit do të dedikohen për të përfunduar infrastrukturën ndihmëse bujqësore dhe 100 milionë euro të tjera do të rezervohen vetëm për subvencionim të drejtpërdrejtë fermerit

”, deklaroi Basha.

Investimet publike si dhe ulja e taksave janë të tjera politika fiskale që kreu I demokratëve premtoi se do të ndjekin pas ardhjes në pushtet, me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

Hapi i parë do të jetë ulja e taksave. 1 miliard euro në ekonomi, mesatarisht 2 milionë lekë të vjetra për çdo familje, çdo vit. Me paratë e tjera të taksave do të hapim punë publike, po punë publike tamam dhe jo gënjeshtra, jo mashtrime

”, tha kreu i PD-së.

Ne Delvine, për ta bërë realitet programin e demokratëve Basha u kërkoi banorëve që të mblidhen si 25 vjet me parë për të larguar me votë qeverinë. /TV KLAN