“Prokuroria të çojë deri në fund hetimet” 

Kreu i opozitës Lulzim Basha e ka cilësuar kriminale shembjen e shpejtë të pallateve, të cilat më parë sipas tij do të duhet të studiohen për të parë arsyet e dëmtimeve të banesave që shkaktoi tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

“Duhen studiuar më parë çfarë ndodhi, pse ndodhi dhe këtë bën çdo vend që kalon një tragjedi të tillë.Betoni flet, mënyra si është shkatërruar një ndërtesë tregon gjithçka, që nga zbatimi i projektit, deri te kodet e ndërtimit, përmirësimet që duhen bërë.Sikur për asgjë tjetër, për të mësuar që në të ardhmen, larg qoftë, të mos na përsëriten gjëra të tilla, gjëja e parë që duhet bërë është të studiohet çdo objekt para se të shembet. Çdo objekt përbën sot e tutje provë materiale për hetimet penale, ka përgjegjësi kjo punë. Janë 51 njerëz të futur në dhe, mijëra të plagosur dhe mijëra të tjerë të traumatizuar. Kjo nuk do të shkojë pa përgjegjësi. Përbën provë material”.

Nga zona e Hamallajt ku pa banorët e dëmtuar nga tërmeti, Basha ftoi Prokurorinë të çojë deri në fund hetimet.

“Prokuroria të bëjë detyrën, ka ligjin, pushtetet e veta. Nëse Prokuroria bën detyrën nuk ka asnjë njeri që të marrë Prokurorinë zvarrë. Në një shtet të së drejtës të merr Prokuroria zvarrë. Nëse Prokuroria merret zvarrë dhe kthehet në vegël, është problem në vete”.

Jetike për kreun e opozitës është përshpejtimi i procesit të verifikimit, ndaj Kryeministrit i bëri thirrje të pranojë planin e tij tre pikësh për përbalimin e situatës pas tërmetit.

Tv Klan