“Duhen testime dhe ndihmë konkrete financiare për qytetarët”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i sheh si të panevojshme ashpërsimet e votuara nga kuvendi në kodin penal. I vetmi rast që sipas kryedemokratit meriton ndëshkim ligjor është kur shkelja bëhet me vetëdije nga persona që thyejnë karantinën.

Shqetësim kryesor tha se mbetet testimi ndaj dhe ripërsëriti qëndrimin për një ndryshim të strategjisë nga ana e qeverisë duke i kërkuar kësaj të fundit edhe përfshirjen e pushtetit vendor në këtë proces.

Transparencë kërkoi nga qeveria edhe për paketat financiare teksa foli për rënie në koma të ekonomisë.

Ajo që nevojitet sipas kryedemokratit është një plan i detajuar dhe rritje e ndihmës financiare.

Edhe një herë kreu i opozitës ripërsëriti kërkesën në adresë të kryeministrit për të anuluar të gjitha koncensionet dhe kontratat e panevojshme dhe vënin e parave në shërbim të përballimit për situatën e pandemisë së Covid-19. /tvklan.al