“Menaxhimi i krizës, dështim i Ramës”

Kriza ekonomike pas pandemisë së Covid-19 dhe alternativat për rimëkëmbjen e saj ishin në qendër të një takimi që kreu i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Paketat 1 dhe 2 të shpërndara nga qeveria sipas përfaqësuesve të Dhomës kanë qenë joefektive dhe me një ndikim të papërfillshëm tek biznesi.

Sipas tyre masa e financimit është shumë e ulët, ndërsa pengesat burokratike i kanë bërë ato të pazbatueshme dhe  sektorë si biznesi prodhues, turizmi, bujqësia dhe transporti mbeten ende pa asnjë mbështetje.

Nga ana e tij Basha e cilësoi menaxhimin e pandemisë dhe krizës ekonomike, dështimin më të madh të Kryeministrit Rama dhe tha se opozita ka një plan konkret që synon daljen nga kriza dhe rritjen e punësimit.

Tv Klan