100 banorë strehohen në zonën e Unazës së re

100 banorë të prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, të cilët janë strehuar në një qendër humanitare në zonën e Astirit u vizituan nga kreu i opozitës, Lulzim Basha.

 “Do bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Listën e njerëzve duhet t’ia çojmë komunës”.

Emergjente sipas Bashës del vlerësimi i shpejtë i dëmeve në banesa.

“Kryesore është të vlerësohen banesat, të vlerësohet dëmi. Kemi bërë kërkesë që kur u dëmtua në shtator, askush s’na ka parë. Kemi jetuar prapë në atë banesë, se nuk na kanë dhënë zgjidhje”.

Basha apeloi për ndihma, teksa vlerësoi humanizmin e banorëve të Unazës së Re.

 “Nuk është e rastësishme që këta njerëz që kanë vuajtur jo një ditë, siç e vuajtën familjet e goditura apo gjithë shqiptarët, por ditë për ditë traumën e fatkeqësisë, këta janë të parët që hapën zemrat, hapën shtëpitë e tyre, dhanë gjithçka po ndihmojnë të parët, për t’u qenë pranë njerëzve që sot kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmë”.

Në këtë qendër, ku janë vendosur banorë të Kombinatit, Vorës, Niklës, Ishmit e Bubqit, ndihmat kanë ardhur jo vetëm nga shoqata e individë, por edhe nga përfaqësues të medias, siç është edhe stafi i emisionit Stop në TV Klan.

“Emisioni “Stop” faleminderit, Sajmirit dhe Zenelaj”.

Tv Klan