Lajme Arkiva 2003

Një koncert i madh Grand Gala titulluar  “Shenjtores Nënë Terezë” do të zhvillohet në prag të lumturimit të saj nga Papa Gjonpali II në Vatikan në datën 19 Tetor. Ky koncert homazh do të jepet nesër në katedralen e Shën Palit.

Ai është konceptuar si një koncert klasiko modern ku do të jenë të pranishëm rreth 100 artistë të muzikës klasike shqiptare dhe asaj konteporane.

Koncerti është organizuar nën kujdesin e qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës si edhe katedrales Shën Pali. Ideja dhe produksioni vijnë nga Zana Çela e cila do të jetë edhe prezantuese e këtij koncerti dhe regjisor Pali Kuke.

Orkestra filarmonia e re në këtë koncert do të drejtohet nga dirigjenti italian Leonardo Quadrini ndërkohë që në program do të jetë një numër i madh autorësh të huaj dhe vendi si Vagner me kohën  e parë të poemës simfonike “Kështu foli Zarathustra”, Handel “Hallelujah”, Vivaldi “Koncert për dy trompa”, Avni Mula me pjesën “Nënë Tereza”, Simon Gjoni “Ave Maria”, John Lenon,  Andrew Lloyd etj.

Ndërkohë disa nga artistët që do të interpretojnë do të jenë Isak Shehu, Blerta Zhegu, Fatos Qerimi , Elton Deda, Mira Konçi, Kastriot Tusha, Ledina Çelo, Mariza Ikonomi si edhe drejtuese e korit do të jetë Adelina Mula./tvklan.al