Bashkimi i Sindikatave të Pavarura është mbledhur sërish sot të tregojnë se dje ka përfunduar gjyqi tre vjeçar për njohjen e një Sindikate të vetme me një kryetar të saj. Gjykata e Faktit ka rrëzuar vendimin e Fatmir Musakut dhe njeh si kryetar të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Xhevdet Lubanin. Më tej sindikata si mbështetësja kryesore e problemeve të punonjësve e sheh se realiteti nuk ka se si të mos sjellë ndërveprimin e sindikatave në shkallë të gjerë.

Papunësia, niveli qesharak i pagave, kriminaliteti dhe pasiguria nuk përbëjnë fakte nderimsjellëse. Greva e urisë në Kantierin Detar ka hyrë në ditën e 8-të të saj dhe Qeveria po mbulon kërkesat e drejta të punonjësve. Sipas sindikalistëve janë këto veprime që sjellin një sinjal të hapur të protestave të ardhshme ndaj politikës që dominon qeverisjen e vendit. Në konferencën e Sofies përveç Ministrit të Punës Rrapi do marrë pjesë dhe e vetmja sindikatë përfaqësuese e Shqipërisë e cila do të bëje prezente shqetësimet lidhur me Paktin e Stabilitetit./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti