Partitë shqiptare në Tuz të Malit të Zi kanë arritur marrëveshje për të garuar me listë të përbashkët për zgjedhjet lokale të 3 marsit.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve, iu bashkua koalicionit të Alternativës Shqiptare dhe Lidhjes Demokratike Shqiptare. Sipas sondazheve, bashkimi i partive shqiptare përbën lista më të fortë në zgjedhjet lokale në Tuz.

Vendimi u përshëndet edhe nga presidenti i Republikës Ilir Meta, u shpreh besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike”.

Tv Klan