Klubi bavarez akuzohet se nuk ka qenë korrekt me pagat e disa punonjësve të akademisë

Prokurorët në Bavari kanë nisur hetimet për klubin e Bajernit të Mynihut, pasi ka dyshime se ka shkelur rregullat për pagën minimale të disa punonjësve.

Hetimi nisi pas një investigimi të “Sport Inside”, që raportoi se disa punonjës në akademinë e të rinjve pretendojnë se kanë punuar gati 4 herë më shumë se sa 10 orëshi në javë i lejuar, por janë paguar me pagën minimale 450 euro.

Klubi bavarez momentalisht nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me çështjen.

Në pyetje janë marrë ish-trajnerë dhe teknikë në ekipet e moshave si edhe ndihmësit e tyre. Në hetim janë bordi drejtues, duke nisur nga shefi ekzekutiv Oliver Khan, drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç, shefi ekzekutiv Jan-Kristian Dresen dhe anëtari i bordit Andreas Jung.

Por nën akuzë janë edhe ish-anëtarët e bordit Karl-Hainz Rumenige dhe Jorg Vaker. Hetimi pritet që të zgjasë disa muaj.

Klan News