BB: Situata politike dëmton klimën e biznesit – TV KLAN

BB: Situata politike dëmton klimën e biznesit

Këtë vit ngadalësohet rritja ekonomike

Banka Botërore vlerëson se këtë vit ekonomia shqiptare do të rritet me 3.8%, në ndryshim me parashikimet e qeverisë e cila pret një rritje në nivelin 4.3%.

Arsyet se përse ekonomia kombëtare po ngadalësohet lidhet me uljen e fuqisë prodhuese të disa sektorëve, kryesisht energjia elektrike, por dhe rënia e invetimeve të huaja. Bashkangjitur kësaj panorame, ekonomistët e Bankës Botërore thanë se nëse situata politike vazhdon e tensionuar dhe duke patur parasysh edhe situatën me recesionin në Itali, ajo do të ulë më tej pritshëmritë për rritjen ekonomike.

Banka Botërore shfaqi shqetësim lidhur me detyrimet e prapambetura të krijuara gjatë vitit 2018 nga ana e qeverisë, ndërsa i konsideron këto pagesa, bashkë me disa kontrata në partneritet publik – privat, se mund të cënojnë konsolidimin fiskal të vendit. Vlerësimi i saj për borxhin publik plus detyrimet është 68.6% e prodhimit kombëtar, ndryshe nga parashikimi i qeverisë se në fund të 2018-s niveli i borxhit është 66.6%.

Ekspertët e Bankës Botërore janë duke punuar me qeverinë për një projekt i cili do të monitorojë kontratat koncesionare dhe do të analizojnë se cila prej tyre është duke funksionuar.

“Banka kërkoi reforma në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor për përshpejtimin e reformave sidomos në fushën e rritjes së cilësisë së arsimit. Përgjatë këtij viti 6 vendet e rajonit do të kenë rritje ekonomike 3.7%, rritje më e lartë se ekonomia e BE-së, por më e ulët se një vit më parë”.

Tv Klan

Kategori
EkonomiLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*