Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pasi Bashkimi Europian vendosi që të hapë dyert për turistët shqiptarë. Manastirliu e konsideron një lajm të mirë dakordësinë e vendeve për të hequr kufijtë për Shqipërinë.

“Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë. Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë”, shkruan ministrja.

Megjithatë ajo i bën apel qytetarëve që të mos e ultin vigjilencën tani që jemi në dalje nga tuneli i gjatë i pandemisë.

“Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”. /tvklan.al