Të gjendet zgjidhje që qytetaret në veri të paguajnë faturat dhe taksat

Që nga paslufta qytetarët e veriut të Kosovës nuk paguajnë taksa për shtetin e Kosovës duke mos e njohur atë.

Pothuaj në të gjitha institucionet nuk përmendet fare Kosova. Qytetarët komunave të banuara më shumicë serbe në veri nuk paguajnë fare faturat e rrymës.

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë ka kërkuar nga institucionet  e Kosovës që të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për faturat e energjisë elektrike në veroi. 

 “Sa i përket energjisë elektrike, mendoj që është mirë të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme sa më parë të jetë e mundur, e cila në njërën anë do të siguronte furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe në anën tjetër të paguhet për të sepse kjo është diçka krejt normale për njerëzit që t’i përmbushin obligimet tatimore”, është shprehur hef i zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog.

Për këtë nuk deshi të flas zv.kryeministri i Kosovës Goran Rakiqi i cili pranoi nga BE 8 kamione per bartjen e mbeturinave në veri neë vlere prej 11 milionë Eurosh.

 Në muajin prill deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash kanë miratuar vendimin të ndajnë 11 milionë Euro për pagesën e rrymës për qytetarët në veri.

Serbët e komunave veriore thuhet se shpenzojnë rreth 12 milionë Euro energji elektrike në vit, ndërsa deri më tash ata nuk kanë paguar fare atë.

Klan News