Boreli-Varhelyi: Shembull në rajon, zgjedhjet test për demokracinë

Shqipëria ka përmbushur detyrat e shtëpisë për konferencën e parë ndërqeveritare. Ky ishte mesazhi I dhënë nga  Ministri I Jashtëm i Bashkimit Evropian, Joseph Borrelli dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, pas takimit të 11- të Këshillit për Stabilizim- Asociimin që u mbajt në Bruksel.

“Dua të përsëris edhe atë që është thënë në këtë vlerësim të përbashkët që në procesin e Vetting-ut, meqenëse ai po ecën fuqishëm, me Gjykatën Kushtetuese, me Gjykatën e Lartë po ashtu tashmë kemi arritur pra aty ku duhet. Kështu që nga ana jonë vlerësimi që ne po u japim shteteve anëtare të BE-së është që gjithçka është përmbushur tashmë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, pra të gjitha kriteret”

Për kryediplomatin Borrel, me reformat e saj, Shqipëria është shndërruar partner kyç dhe të besueshëm të Bashkimit Evropian dhe në shembull për rajonin.

“E përgëzuam shqip për axhendën e saj të reformave për rezultatet e në veçanti në frymën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Shqipëria është partner kyç për BE dhe i besueshëm për sigurinë, është një model, shembull për rajonin, Ballkanin Perëndimor. Integrimi në BE duhet të jetë një objektiv i të gjithëve, polarizimi i skajshëm nuk është i mirë dhe nuk është në interesin e shqiptarëve.”

Kryeministri Rama premtoi në konferencë se reformat do të vijojnë.

“Ne e dimë si shkojnë gjërat mund të ndodhë ose jo, por jam shumë i lumtur të dëgjoj drejtpërdrejt nga ju këtu teksa theksohet se Shqipëria ka bërë gjithçka për çeljen e konferencës së parë ndërkombëtare. Gjëja më e rëndësishme është se ne e kemi bërë detyrën tonë  për konferencën e parë ndërqeveritare. Kemi plotësuar kriteret.”

Teksa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme, Brukseli thotë se partitë politike duhet të shohin integritetin e zgjedhësve dhe të procesit, që do të shërbejë si provë e funksionimit të demokracisë.

“Në zgjedhjet e 25 Prillit, theksojmë që emrat e kandidatëve të jenë me integritet, është një nga aspektet kyçe”.

“Do shohim në terren nëse do këtë blerje votash, ne duam që ligji të zbatohet me fuqi të plotë e të shohim të gjitha përpjekjet që do bëhen nga ana e organizatorëve. Shprehem shpresën që zgjedhjet do jenë të lira e të ndershme dhe do kemi provën e parë te funksionimit të demokracisë.”

Në emër të organizatorit të zgjedhjeve, shqetësimit për blerje votash iu përgjigj Kryeministri Rama.

“Është mbresëlënëse të dëgjoj në gjuhën time, që asgjë nuk është hetuar, ndërkohë që ka 20 persona të ndjekur nga Prokuroria dhe qe janë në proces e sipër si të dyshuar për blerje vote nga të gjitha partitë, ndaj është mbresëlënës të shoh këtë aktivizëm dembel që shpreh vetveten në këtë tempull të lartë të BE, por ja që kështu është”.

Në krah të dy zyrtarëve të lartë të Brukselit, kryeministri Rama se fshehu pakënaqësinë ndaj BE-së, që sipas tij e la mënjanë Shqipërinë sa i përket shpërndarjes së vaksinave. Por besimplotë u shpreh që ditët në vijim do të mbërrijnë edhe dozat e para nga COVAX.

 “Njerëzit u zhgënjyen kur panë që se kishin diçka që donin të kishin. Por jam i lumtur që COVAX po nis më në fund t’u japë dozat vendet e para dhe do jemi shume të lumtur që të marrim dërgesën e parë të vaksinës AstraZeneca, ndërkohë që po punojmë për të rritur kapacitetet edhe pse nuk që zgjedhja jone më e mirë, ne po shohim përtej burimeve të disponueshme të vaksinave.”

Mbështetja nuk mungoi nga Komisioneri për Zgjerimin.

“Po punojmë për këtë gjë, po punojmë edhe me anën e iniciativës COVAX e të tjera dhe do ketë një shpërndarje të parë nga AstaraZeneca në Shqipëri”.

Këshilli i Asociim Stabilizimit i dha Shqipërisë mbështetje edhe sa i përket rimëkëmbjes nga tërmeti për zbutjen e pasojave. Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Edi Rama u prit në takime të veçanta nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kreu i Parlamentit Europian, David Sassoli.

Tv Klan