Nuk mungon urimi i Rita Orës

Bebe Rexha feston sot 32-vjetorin. Në këtë ditë speciale, këngëtarja ka marrë mesazhe të shumta urimi nga njerëz të afërt, miq dhe fansa të saj. Në mesin e këtyre urimeve nuk ka munguar edhe ai i artistes Rita Ora.

Rita postoi një fotografi me Rexhën në Instastory, mbi të cilën shkroi: ”Vajza e ditëlindjes, shpresoj të kesh ditën më të bukur”.

Të dyja këngëtaret njihen se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën. Këngëtarja Bebe Rexha ruan një raport shumë të mirë edhe me vajzat e tjera shqiptare që kanë arritur të kenë famë kudo në botë dhe që ndajnë të njëjtin profesion.

Më herët, Bebe Rexha ka shprehur dëshirën e saj për një bashkëpunim mes artisteve shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max. Por ky bashkëpunim tepër i dëshiruar jo vetëm i këngëtares por edhe i fansave shqiptarë ka të ngjarë të mos realizohet për shkak të armiqësisë mes Duas dhe Ritës.

Klan News