Belenenses goditet nga Covid-19



Belenenses goditet nga Covid-19

18:16 28/11/2021

Me 9 lojtarë ndaj Benfica, arbitri ndërpret ndeshjen

Ndeshja Belenenses – Benfica në kampionatin portugez u braktis pas një infektimit të futbollistëve të Belenenses me Covid-19. Skuadra vendase kishte vetëm nëntë lojtarë në dispozicion dy prej të cilëve ishin portierë.

Në këtë situatë Benfica shënoi 7 gola vetëm në pjesën e parë. Në të dytën Benfica u rikthye në fushë me 7 futbollistë.

Arbitri i takimit u detyrua ta pezullonte pasi edhe një lojtar tjetër u dëmtua dhe në fushë nuk kishte mjaftueshëm lojtarë, siç e parashikon edhe rregullorja.

Pas testeve pozitive të skuadrës gjatë kësaj jave, në total 17 raste janë raportuar se ishin me Covid, mes futbollistëve dhe anëtarëve të stafit.

Megjithëse skuadra ishte e goditur rëndë nga virusi 9 lojtarë u hodhën në fushë, mes tyre edhe portieri Monteiro që u vendos në mesfushë. Lojtarët e Belenenses lëshuan të gjithë një deklaratë të përbashkët në të cilën shkruhet, “futbolli ka zemër vetëm kur është një shembull e shëndetit publik, sot futbolli humbi zemrën e vet”.

Tv Klan








Të ngjashme