Dhurata, korrespondentja e Durrësit në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ndau me shikuesit një rast që sapo kishte mëusar. Një zotëri ka përllogaritur disa ngjarje dhe i ka rezultuar se ka një fëmijë me një vajzë që dikur ka patur një lidhje. Ai e ka pyetur drejtpërdrejt, por nuk ka marrë një përgjigje prej saj.

Dhurata: Një zotëri ka lidhur gjithë gjërat që ai ka qenë në kohë, para 10 vitesh me një vajzë dhe ndërkohë me datën e ditëlindjes e të gjitha, përkojnë sikur ajo vajzë që kjo ka, përkon fiks me datën që ka qenë me këtë zotërinë. I ka kërkuar, e ka pyetur që ‘shiko, mos është fëmija im?’ sepse ajo është vetëm, nuk ka as burrë, asgjë, ka vetëm… ndërkohë ajo nuk e takon dhe nuk tregon asgjë për pyetjen që i ka bërë ky zotëri. Të shohim si do të shkojë situata se nuk mund të shpëtojë pa i dhënë shpjegim./tvklan.al