Benard Kushner, njeriu që për 19 muaj drejtoi administratën e OKB-së në Kosovë ka mbajtur sot në një atmosferë festive fjalimin e tij përshëndetës. Ai ka bërë në resyme të punës së bërë gjatë kësaj kohe dhe ka theksuar se një mision i pamundur, tashmë është bërë realitet. “Vizitova shtëpitë, shkollat tuaja, kërceva me ju. Vrojtova ëndrrat dhe vuajtjet tuaja ndaj për mua kjo është një ditë e trishtuar”, ka theksuar Kushner.

Ai ka përmendur tetorin e kaluar, zhvillimin e zgjedhjeve demokratike dhe deri tek momenti më prekës i misionit të tij. Sëbashku ia dolëm mbanë dhe në errësirë tha ai, por ka shtuar se gjendja e minoriteteve mbetet akoma i nxehtë. Nën praninë e liderve politikë lokalë, Kushner i ka dërguar mesazhin e tij të fundit kosovarëve “Ndalni vrasjet, ndalni dhunën”.

Ai nuk ka harruar pa përmendur rezolutën 12 44 si guidën e këtij misioni dhe ka theksuar se pasardhësi i tij Hekrub do të vijë në Kosovë për të ndihmuar popullin e Kosovës. Edhe sot Kushner ka gjetur hapësirë për të folur rreth çeshtjeve të uraniumit dhe ka thënë se çeshtja do të zgjidhet shumë shpejt dhe se UMNIK po merret me të në mënyrë shumë serioze.

Kosova do të jetë pjesë e Europës ju ka thënë Kushner disa qindra të pranishmëve në sallë të cilët i kanë dhënë sot atij përshëndetjen e fundit./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori