Themeluesi i platformës Oculus, Palmer Luckey, ka bërë realitet narrativën e filmave fantashkencë: nëse vdes në një lojë kompjuterike, e njëjta gjë i ndodh edhe personazhit. Pajisja e tij më e re VR, NerveGear shkatërron menjëherë trurin e një përdoruesi që humbet në lojë.

Duket si një pajisje loje tejet normale përveç 3 eksplozivëve të vendosur në të që shënjestrojnë kafkën e lojtarit. Në postimin e tij, Luckey thotë se këto elemente ndodhen sipër ballit dhe “menjëherë shkatërrojnë trurin e përdoruesit”.

Shpërthimi vdekjeprurës ndodh për shkak të një fotosensori që aktivizohet sapo në ekran shfaqet fraza “Loja mbaroi”.

Krijuesi i saj tha se pajisja nuk është përfunduar ende, ndonëse nuk është e qartë se si do të lejohet përdorimi. Pra, deri më tani, siç pranon edhe vetë Luckey, “ka zgjidhur vetëm pjesën e vrasjes”, teksa nuk dihet ende se ç’do ndodhë në të ardhmen./tvklan.al