Berisha: AlbControl u shkatërrua me vjedhjet në tendera



Berisha: AlbControl u shkatërrua me vjedhjet në tendera

17:15 07/04/2021

Basha: Pas grevës në Rinas fshihet Rama

Në reagimin për bllokimin e punës në Rinas, Lulzim Basha akuzoi direkt kryeministrin Rama si personin përgjegjës për grevën e kontrollorëve.

Basha i bëri thirrje Ramës ta ndërpresë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij.

Ndërkohë, Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama dhe Balluku vazhdojnë me avazin “Fajin e ka Saliu” në vend të negociatave me punonjësit grevistë të AlbControl, të cilin e kanë shkatërruar me vjedhje në tendera dhe prokurime.

Berisha kërkoi nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil të nisë me përparësi inspektimin e kësaj ndërmarrjeje për të gjetur shkaqet që detyruan punonjësit e saj të shpallin grevë.

Tv Klan







Të ngjashme