Ish – Kryeministri Sali Berisha ka publikuar të tjera detaje, lidhur me kalimin e ish – hotel “Vollgës”, në pronësi të Emiljano Shullazit.

Sipas tij, personi që është përfaqësues i dhuruesve të pronës, në emër të kompanisë arabe, është Ylvi Beqja, djali i xhaxhait të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Duke i referuar të dhënave të përcjella nga një qytetar, Berisha thotë se arabët e vërtetë, të paktën prej 10 vitesh, nuk ndodhen në Shqipëri. Nisur nga këto të dhëna, ish – Kryeministri i bën thirrje Prokurorisë të hetojë lidhjen mafjoze të Beqjave me Emiljano Shullazin.

Në një tjetër postim, ish – Kryeministri Sali Berisha foli për të tjera dokumenta, që sipas tij, faktojnë perandorinë qeveritare të krimit të Emiljano Shullazit.

Berisha flet për një karburant në emër të Shullazit, në “Rrugën e Kavajës”, përballë shkollës së “Hoteleri – Turizmit”, të cilin sipas tij, Shullazi e ka blerë kundrejt kërcënimit. Ish – Kryeministri përmend dhe një truall prej 3 mijë metrash katrorë, në kryqëzimin e rrugës “Dritan Hoxha” me rrugën “Vangjel Noti”, pranë sheshit “Shqiponja”.

Berisha thotë se këtë pronë, Shullazi e ka marrë me forcë, duke kërcënuar me armë Kryeregjistruesin, Ilirian Muho. Sipas tij, ky i fundit ka njoftuar direkt Kryeministrin Rama, i cili i ka thënë se, “

je i LSI dhe unë nuk ndërhyjë në çështje të hipotekës.

Tv Klan