“Krim shtetëror. Deklaratat e Ramës, tallje me popullin”

Të impresionuar nga kurajo e familjes Avdia për të përballuar dhimbjen e madhe nga humbja e vajzës së tyre 7-vjeçare, Sali Berisha dhe Ilir Meta pas vizitës në shtëpinë e gjyshërve të saj, e cilësuan krim shtetëror të paralajmëruar ngjarjen.

Ky akt u krye nga një njeri i qeverisë. Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë. Ky xhelat skafist s’bëri gjë tjetër veçse imitoi ministrin e tij me skaf”, tha Berisha.

“Ajo pamje e llahtarshme që ndodhi atje është pamja e vërtetë e një shteti brutal dhe të papërgjegjshëm”, u shpreh Meta

Të dy kërkuan që vrasja me skaf nga efektivi i policisë i vogëlushes Avdia të shoqërohet me dorëheqjen e ministrave që kishin përgjegjësi për sigurinë në plazhe.

“Minimumi të gjithë ministrat përgjegjës për zbatimin e vendimit të qeverisë duhet të kishin dhënë dorëheqjen ose të ishin shakrkuar nga kryeministri bashkë me kryetarin e bashkisë”, tha Meta.

Berisha i ka kthyer përgjigje dhe deklaratave të kryeministrit lidhur me reagimin publik dhe politik që pasoi ngjarjen tragjike.

U vërsulet gazetarëve, u vërsulet politikanëve, krahason ata me vampirët politikë. Mban anën e vampirëve të vërtetë”.

Ndërsa Meta deklaratave të kreut të qeverisë për sigurinë në plazhe.

Nuk ka tallje dhe fyerje më të madhe për të gjithë popullin”.

Si Berisha dhe Meta konfirmuan pjesëmarrjen në protestën e qytetarëve përpara Ministrisë së Brendshme pasditen e kësaj të enjteje për vdekjen e 7-vjeçares që u godit nga skafi që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase.

Tv Klan