Pas deklaratave të zv.ministres së Brendshme për Tv Klan ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha i cili thotë se këto deklarata nënkuptojnë se BE nuk i ka kërkuar Shqipërisë të krijojë kampe refugjatësh në Shqipëri, por Rama i ka kërkuar BE-së të krijojë kampe me ish-terroristë të ISIS dhe refugjatësh në Shqipëri.

“Kjo ka si qëllim të mbulojë murin e drogës, krimit dhe korrupsionit që po bllokojnë hapjen e negociatave me BE dhe të mund të marrë për këtë nder që po i bën BE hapjen e tyre” –

shkruan Berisha që shton se kështu “

krijohet tregu më i madh i trafikut të qenies njerëzore për mafien shqiptare”.

Berisha u bën thirrje vendeve anëtare të BE dhe Italisë në veçanti të mos mashtrohen me atë që e quan “ofertën delirante të Edi Rames që ka si brendi hipokrizinë, krimin dhe megatrafikun e qënieve njerëzore nga mafia shqiptare e lidhur kokë e këmbë me Edi Ramen”.

“Ky projekt ogurzi i Edi Rames dhe narkoshtetit të tij do të shndërrojë Otranton në varrezën gjigante më të madhe të detrave”

– shkruan Berisha.

Tv Klan