Ceremonia e faljes së namazit në sheshin “Skenderbej”

Mijëra besimtarë myslimanë mbushën ketë të enjte sheshin “Skendërbej” për festën e Fiter Bajramit. Ceremonia për faljen e Namazit nisi me leximin e Kuranit nga imami i xhamisë së Et’hem Beut.

Për të dytin vit me radhë ceremonia u zhvillua nën masat anti-Covid, megjithatë ndryshe nga një vit më parë pjesëmarrja ishte masive.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, bëri thirrje për më shumë solidaritet mes njeri-tjetrit.

Fiter Bajrami kremtohet pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Mesazhi i kësaj feste është solidariteti me te varfrit dhe shpërndarja e lëmoshës për të gëzuar të gjithë së bashku.

Tv Klan