Albumi më i mirë i vitit shkon për britanikun Harry Styles

Ylli  i muzikës pop, Beyonce theu rekordin si artistja me më shumë trofe në historinë e çmimeve Grammy në ceremoninë e zhvilluar të dielën në Los Anxheles.

41-vjeçarja shtoi edhe 4 statuja të tjera në koleksionin e saj, duke e çuar totalin e trofeve të fituara në karrierën e saj në 32.

Pavarësisht suksesit të saj ndër vite, këngëtarja 41-vjeçare e “Break My Soul” nuk e ka fituar kurrë trofeun e albumit më të mirë. Këtë herë çmimi shkoi për artistin britanik Harry Styles.

Ish-anëtari i grupit muzikor “One Direction”  arriti të mundte Beyonce, reperin portorikan Bad Bunny, Lizzo, Adele dhe  grupin ABBA.

Në kategoritë e tjera, Bad Bunny mori çmimin për albumin më të mirë të muzikës. Këngëtarja amerikane e xhazit Samara Joy u shpall artistja e re më e mirë.

Bebe Rexha nuk arriti të fitonte çmimin e vetëm për të cilin arriti të nominohej këtë vit në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan.

Tv Klan