Mbështetja që Presidenti Joe Biden i bëri të mërkurën pezullimit të patentave për vaksinat kundër Covid-19, ka sjellë reagimin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
“SHBA-ja ka deklaruar mbështetjen për heqjen dorë nga mbrojtja e pronësisë intelektuale për vaksinat Covid-19 që sa më shumë njerëz të kenë qasje sa më shpejt. SHBA mbetet kontribuesi më i madh i Covax, i cili po shpërndan vaksina në Shqipëri e vende të tjera në botë”, tha ambasadorja Kim.
Vendimi i presidentit Biden shënon një kthesë të menjëhershme nga qëndrimi i mëparshëm amerikan, tha në një deklaratë zyrtare negociatorja e tij kryesore e tregtisë, Katherine Tai.
“Kemi të bëjmë me një krizë globale shëndetësore dhe rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë COVID-19 kërkojnë masa të jashtëzakonshme”, tha zonja Tai në një deklaratë./tvklan.al
🇺🇸 has announced support for waiving intellectual property protections on #COVID19 vaccines so that as many people as possible get access as soon as possible. 🇺🇸 also remains single largest contributor to #COVAX, which is delivering vaccines to 🇦🇱 & other countries around the 🌍. https://t.co/kL694yphn4
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 5, 2021