Biletat e finales së Superkupës së Shqipërisë


Biletat e finales së Superkupës së Shqipërisë

21:20 23/08/2021

Teuta-Vllaznia luhet në “Elbasan Arena” në 28 Gusht, FSHF nxjerr në shitje biletat e finales

Më 28 Gusht në “Elbasan Arena” në orën 19:00, do të luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë Teuta-Vllaznia. Sezoni 2021-2022 do të çelë me përballjen e dy prej skuadrave më të suksesshme të vitit të shkuar futbollistik.

Nisur nga masat anti-Covid, në stadium do të lejohet që të hyjnë vetëm 30% e tifozëve.

Federata Shqiptare e Futbollit, ka nxjerrë në treg biletat për sfidën midis ekipit durrsak kampion i Shqipërisë dhe atij shkodran, fitues të Kupës së Shqipërisë.

Çmimet e biletave për Superkupën e Shqipërisë variojnë nga 200 lekë në sektorët G3 dhe E, në 600 lekë në Tribunat A dhe B e 1500 lekë në Tribunën VIP.

Nga dita e hënë tifozët mund t’i gjejnë biletat në dyqanin e FSHF-së, tek hyrja e stadiumit kombëtar, “Air Albania” dhe pranë stadiumit “Selman Stërmasi” e gjithashtu online.

Ndërsa nga data 26 Gusht, biletat mund të sigurohen edhe pranë biletarisë së stadiumit “Elbasan Arena”.

Vera ka qenë e angazhuar për të dyja ekipet që morën pjesë në fazën kualifikuese të Conference League.

Klan News






Të ngjashme