Listës së kundërshtarëve të Donald Trump për presidencialet amerikane i shtohet një emër me peshë, Bill de Blasio. Në videon ku njoftoi kandidaturën, kryebashkiaku i Nju Jorkut huazoi një pjesë të parullës së vjetër të presidentit Trump “Amerika e para”, të cilën e ktheu në “Familjet punëtore të parat”.

De Blasio renditi një sërë politikash kontradiktore të Trump, për të cilin tha se duhet të ndalet.

“ Unë jam njujorkez, e kam ditur prej kohësh që Trump është një persekutor. Nuk është gjë e re. Unë di si ta mund. Mos u përulni para një persekutori, përballuni me të, mundeni atë”.

Bill de Blasio është 58 vjeç. Nga martesa me shkrimtaren me ngjyrë Chirlane McCray ai ka 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë. fotot

De Blasio është kandidati i 23-të brenda demokratëve që do të garojë për Shtëpinë e Bardhë.

Tv Klan