“Bindja Demokratike” është edhe zyrtarisht partia më e re në Shqipëri. Regjistrimi u bë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, pasditen e kësaj të enjte.

Për regjistrimin e saj u nevojitën vetëm 4 mijë firma, pasi një prej themeluesve, Andi Përmeti, pranoi mandatin e deputetit dhe u betua të enjten në kuvend, duke e bërë Bindjen Demokratike parti parlamentare.

Ky është një avantazh që i shmang detyrimin ligjor të paraqitjes së 30 mijë firmave, nëse nuk do ishte parti parlamentare.

Tv Klan