Deklarimet e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, i ka
transmetuar tërë rajoni. Për Serbinë thotë se është e afërt me rusët dhe shprehfrikën për Kosovën. Kjo nuk ka kaluar pa u komentuar në shtypin serb, porBeogradi zyrtar duket se ka zgjedhur të jetë I matur dhe nuk ka reguar nëgrackën që ka rënë shefi i ekzekutivit në Shkup.Mitke Arnaudov, është analist dhe gazetar Maqedonas, që kryeqytetin serb e kakthyer në shtëpi. Ai thotë se ky është incident I rënd, pasi videoja mund tëquhet shaka, por jo edhe deklarimet në të.
Mitke Arnaudov, Gazetar: Kryeministri maqedonas nuk ka
thënë shumë gjëra të reja pasi është I njohur qëndrimi për Prishtinën përvecnëse e marrim parasysh deklarimet për idenë për zgjidhjen për të cilën nukflitet kaq zëshëm as në Beograd e as në Prishtinë. Mendoj se së pari palet qëjanë në dialog duhet të jenë ata që japing alternativat dhe idetë për zgjidhje.Beograd Shkup ishin qetësuar gjakrat që dy tre vitet e
fundit kishin sjellë deri tek tërheqja e trupit diplomatic serb. Këtu nëkoridorin dhjetë që lidh dy kryeqytetet me autostradë festës I ishte bashkuaredhe kryeministri maqedonas. Por, përvec shtypit, nuk ka reaguar spektripolitik.Dushan Janjic, thotë se megjithatë ideja e shkëmbimit është ende e gjallë,pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare. Kjo ide ka prodhuar bllokimin edialogut, kurse rifillimi i tij duket larg.
Dushan Janjic, Forumi për Marrëdhënie ndëretnike: Kur tri parimet e Grupittë kontaktit të vitit 2004 të jenë sërish, pra e para është zgjidhje paqësorepra dialog, e dyta nuk ka ndryshim të kufirit dhe nuk ka bashkim me shtete tëtjera. Këtu i shtohet normalizimi dhe e ardhmja euroatlantike, atëherë Vucicdhe Thaci do të ftohen në Paris.
Serbia pret për vizitë presidentin francez, Emanuel Macron, javën e ardhshme dhe shpreson që dialogu do të rikthehet pasi e ka të rëndësishëm kompromisin. Por, modelet e zgjidhjes kanë shtuar dyshimet për fundin e tij.
Tv Klan