“Unë sigurisht do të takohesha me Iranin, nëse ata duan të takohen”

, tha presidenti amerikan, Donald Trump pas konsultimeve me kryeministrin italian, Giuseppe Conte në Shtëpinë e Bardhë. Pastaj ai shtoi:

“Por pa asnjë kusht”

. Ai shtoi se “çdo kohë” është i gatshëm të takohet me presidentin Rohani, kur të dojë udhëheqja e Teheranit.

Marrëveshja atomike “harxhim letre”

Trump deklaroi, se nëse duhet të arrihet një marrëveshje e arsyeshme atomike, kjo do të ishte “mirë për ata, mirë për ne, mirë për botën.” Ndërsa marrëveshja ndërkombëtare që Trump e shfuqizoi në maj, pavarësisht kritikave botërore, ka qenë për të “shpenzim letre”.

Reagimi i Iranit

Me marrëveshjen Trump duhet ndalur të zhvillojë aftësinë për prodhimin e armëve atomike. Agjencia Ndërkombëtare Atomike, IAEA rregullisht jep opinionin se Irani i respekton të gjitha kushtet e marrëveshjes. Me daljen nga marrëveshja, SHBA ka rivendosur sanksionet e hequra kundër Iranit. Pas takimit me Conten, Trump u shpreh se “regjimi brutal i Iranit” nuk duhet kurrë të zotërojë armët atomike. Më parë Irani kishte kërcënuar SHBA me “nënën e të gjitha luftërave”.

Teherani reagoi pas deklaratave të Trumpit. Para takimit duhet që SHBA, të pranojë marrëveshjen thuhet nga Teherani. “Respekt për të drejtat e kombit iranian, uljen e armiqësive dhe rikthimin tek marrëveshja atomike janë hapat që mund të bëhen për të drejtuar rrugën e vështirë të bisedimeve mes Iranit dhe Amerikës”, shkruan Haid Abutalebi, një këshilltar i presidentit Rohani në Twitter./DW