Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i ka qëndruar deklaratës zyrtare të policisë për rrjedhjen e 49 listave me gjeneralitetet dhe fotot e personave me shtetësi shqiptare. Çuçi është shprehur se lista nuk është pjesë e bazës së të dhënave të sistemit MEMEX. Ai ka vijuar më tej duke thënë se hetimet vazhdojnë, njësoj si dhe puna për rikuperimin e sistemeve.

Gazetarja:  Si e shpjegoni, ku  janë marrë të dhëna të ngjashme dhe kaq të plota?

Bledi Çuçi: Tani po shohim, ju e dini besoj që na kanë sulmuar.

Gazetarja:  A janë zyrtare nën kërcënime të tjera të dhëna të ngjashme?

Bledi Çuçi: Jo, nuk besoj, ne jemi në TIM, përderisa jemi në TIM kemi një trupë shumë të mirë nga Microsofti që janë këtu dhe do rrinë këtu pëe gjatë. Sistemet janë rikuperuar dhe do rikuperohen të gjitha.  Ne kemi rikuperuar në kohë rekord shumë sisteme, por ajo që dua të them sot sepse ka pasur edhe spekulime. Lista që është publikuar sot ka pasur gjeneralitetet kryesore të disa personave. Nuk është pjesë e database të sistemit MEMEX.

Gazetarja:  Ku janë marrë këto të dhëna zoti ministër?

Bledi Çuçi: Atë po hetojmë, bashkë me FBI. /tvklan.al