Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Republika Federale e Gjermanisë feston 50 vjetorin e lindjes. Berlini festoi sot 50 vjet Kushtetutë, që nga Maji i vitit 1949 kur Gjermania doli nga tmerri i luftës naziste. Presidenti Gjerman Hercog, i cili shumë shpejt do ti lërë vendin presidentit të ri, në diskutimin e tij konturoi një kuadër pozitiv të këtyre dekadave. Gjermania tha ai është një vend me demokraci të mirë dhe ekonomi të fortë.

Festimet për 50 vjetorin e Republikës Federale Gjermane që u zhvilluan me një ditë vonesë për shkak të zgjedhjeve presidenciale, filluan sot në një kishë me anë të një meshe, ku merrnin pjesë katolikë e protestantë. Në këto festime mori pjesë edhe presidenti i ri socialdemokrat Johanes Rauf.

Katër të vdekur e dhjetra të plagosur në një tren, ndërkohë që përshkonte një tunel. Kjo ka ndodhur në Itali në hekurudhën Piacenza-Salerno. Në mëngjesin e sotëm ky tren ishte mbushur me tifozë futbolli. SHkaku ka qenë zjarri i rënë në vagonin e pestë të këtij treni. Sipas policisë zjarri është shkaktuar nga vetë tifozët të cilët edhe dje kanë bërë akte vandaliste./tvklan.al

Gazetare – Eni Vasili