Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

100 mijë të rinj kanë ndjekur meshën e Papa Gjon Palit të II në malin e Galileos në Izrael. Mesazh paqje dhe bamirësie ka qenë gjithçka që Papa ju ka transmetuar sot të rinjve nga e gjithë bota. Papa ka folur kundër dhunës dhe të varfërve. Papa ka bekuar vendin e shenjtë Izraelin, si edhe të gjithë të rinjtë në shesh. Peligrinazhi i Papës në Jeruzalem nuk ka përzierë asnjë nga politikanët e këtij vendi.

Mrekullitë Klintoniane duhet të jenë edhe në europë. Kështu kanë deklaruar sot anëtarët e Komisionit Europian. Për të pasur një europë të bashkuar duhet më parë të kemi marrëveshje të sakta politike e ekonomike ka deklaruar kryetari i KE-së Romano Prodi. Anëtaret e këtij komisioni kanë diskutuar sot për përmirësimin e të gjitha vendeve të europës në liberalizimin e çmimeve, përmirësimin e të gjitha teknologjive duke përdorur ato bashkëkohore. Transporti, prodhimi i energjisë si edhe papunësia kanë qenë temat kryesore.

Vogëlushi Italian Andrea 4 vjeçar, lindur i shurdhër që nga dita e djeshme ka filluar të dëgjoj. Pas një sërë operacionesh në Verona pas 14 Shkurtit prindërit e tij nuk ishin më të sigurt. Një aparaturë e vendosur afër veshit siguron dëgjimin e të gjithë tingujve të jashtëm. Ky vogëlush tashmë dëgjon prindërit e tij pa asnjë lloj problemi. Operacioni ka dal me sukses, por mjekët po punojnë që Andrea të mësohet me zërin e vetë pasi prej 4 vitesh ai ka qenë në heshtje dhe kjo mund ti krijojë një gjendje të rënduar psikologjike./tvklan.al