Një person mori një gjobë të majme prej 11 mijë dollarësh, pasi tentoi të kalonte kontrabandë me qindra shushunja në valixhen e tij të dorës, në një udhëtim me avion nga Rusia për në Kanada.

Ippolit Bodounov, sipas asaj që shkruan BBC, u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos, Tetorin e shkuar. Autoritetet kanadeze të mjedisit thanë se atij iu gjetën në valixhe rreth 4 788 shushunja të gjalla.

Zbulimi u bë pasi qeni i agjentëve kufitar nuhati shushunjat. Këto të fundit u identifikuan si Hirudo Verbana, një prej dy specieve, tregtia e së cilave është e rregulluar me ligj. Kjo ndodh pasi mbledhja e tyre jashtë normave të caktuara, sipas ekspertëve, do të vinte në rrezik vetë ekzistencën e tyre.

Këto parazitë, që ushqehen me gjak nga kafshët dhe njerëzit, ishin speciet e para që iu nënshtruan masave të konservimit, përfshirë kufizimit të eksportit që daton në 1823.

Pështyma mjekësore e shushunjave mban cilësi holluese të gjakut dhe ishte jetësore në rezultatet e para të trajtimeve të dializës tek njerëzit.

Shushunjat mjekësore kanë një vlerë monetare që varion nga 4 deri në 10 dollarë secila, megjithatë në disa raste çmimi i tyre mund të shkojë deri në 20 dollarë./tvklan.al