Forcimi i masave kundër Covid-19 për të hyrë në Kosovë ka shkaktuar radhë kilometrike në Rrugën e Kombit në drejtim të Kosovës.

Këto janë pamjet që vijnë nga autostrada e Rrugës së Kombit, ku radha e automjeteve ka shkuar në 5 kilometra.

Dhjetra qytetarë shqiptarë nuk kanë mundur të hyjnë në Kosovë gjatë të hënës. Autoritetet kufitare kosovare u kërkuan qytetarëve dëshminë e vaksinimit anti-Covid me të paktën një dozë ose testin PCR apo antigen negativ.

Në të kundërt ata duhet të karantinohen për 7 ditë. Kjo solli radhë të gjata në pikën kufitare dhe pakënaqësi te një pjesë e udhëtarëve, të cilët kërkonin trajtim të barabartë me shtetasit që hyjnë në Shqipëri. /tvklan.al