Blloqet e betonit që janë vendosur mes Ministrisë së Rendit Publik dhe Selisë së Partisë Demokratike, do të mund të hiqen vetëm pas zgjedhjeve për referendumin. Zyrtarët e rendit thanë se rruga nuk do të zhbllokohen pasi situata nuk është stabilizuar ende, aq më tepër që ajo mund të acarohet në ditët pasuese. Bashkia e Tiranës, edhe njëherë ka këmbëngulur që pengesat e betonit të hiqen por Ministria nga ana e saj ka nxjerrë pretendimin që kjo është kompetencë ligjore e një prej strukturave të saj. Për këtë shkak qarkullimi do të jetë ende i ndaluar për makinat.

Pamje blloqe betoni ne rrugë./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili