Një skaf është bllokuar në grykëderdhjen e lumit Pavllo në Sarandë. Mjeti lundrues, 5 metra i gjatë, dyshohet se do të përdorej për trafik droge drejt Greqisë.

Operacioni u krye nga Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar në komisariatin e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare. Efektivë të shumtë ndodhen ende në terren për të zbuluar nëse ka sasi droge të fshehur në grykëderdhjen e lumit Pavllo.

/abcnews.al