Bora Buzhaqi, e cila është një nga të rejat që i është bashkuar së fundmi Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit, ka hyrë në qeveri.

Me vendim të Këshillit të Ministrave ditën e sotme, Bora Buzhaqi është emëruar zv/ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ajo zëvendëson në këtë detyrë Aspasjana Kongon e cila është liruar nga posti.

Po kështu, edhe Dallëndyshe Bici është bërë pjesë e qeverisë në nivel zv/ministre, duke lënë kështu drejtimin e IKMT-së. Asaj i është besuar detyra e zv/ministres së Mbrojtjes.

Muzhaqi dhe Bici kanë qenë kandidate për deputete në listat e PS, por nuk kanë dalë fituese.

Të dyja këto vendime janë marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave të drejtuar nga zv/Kryeministri Erion Braçe. /tvklan.al