Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Franca e akuzuar për torturat. Skandali ka plasur pas një dëshmie të një trafikanti droge Ahmed Selimouni, i cili është ndaluar në vitin ’91 dhe dëshmon për tortura të ndryshme fizike e madje edhe dhunë seksuale të ushtruar ndaj tij në një komisariat policie. Dëshmi jo e vogël për dhunimin dhe të drejtat e njeriut në një vend si Franca, e cila tani duhet të përgjigjet përpara gjykatësve të Strasburgut për shkelje të të djetrave të njeriut.

Sot ka filluar punë komisioni i përbashkët izraelito-palestinez detyra e të cilit është që të shikoj pikat e mundshme të rinovimit të marrveshjes provizore. Ka qenë ky konkluzioni i takimit të mrëmshëm mes Arafatit dhe Barakut. Për kryeministrin izraelit në qoftë se nuk shikohet mundësia e ndryshimeve në marrveshje atëherë ajo do të funksionoj ashtu siç është. Ndërsa për udhëheqësin e Palestinës Arafat duhet të bëhen hapa të kujdesshëm drejt të ardhmes.

Është kthyer në tokë pa probleme anija kozmike Kolumbia. Madje ajo i ka qëndruar korrekt orarit të pritjes. Anija e udhëhequr për herë të parë nga një grua anulloi udhëtimin e saj të parë të premten në mëngjes si pasoj e shumicës së hidrogjenit në një prej dhomave të saj. Megjithatë Kolumbia u ngrit në hapësirë dhe sot është kthyer sërisht në shtëpi./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori